Feronikeli ’74 me një “këmbë” në Superligë, i duhet vetëm edhe një pikë

Feronikeli’74 ka shënuar fitoren e pestë me radhë në Ligën e Parë Grupi A dhe tashmë është vetëm një pikë larg sigurimit të Superligës.

Ekipi i drejtuar nga Granit Begolli është lider dhe ka tri pikë më shumë sesa Liria ndjekëse, ndërsa në xhiron e fundit i shkojnë në konak A&N-së në Korishë të Prizrenit.

Ekipit nga Drenasi i duhet vetëm edhe një pikë për të siguruar Superligën direkt, pasi që sot me golin e hershëm të Malsor Ajetit kontrolluan ndeshjen, ndërsa në fillim të pjesës së dytë ka qenë Donart Sheqerolli që ka vulosur fituesin e duelit, për përfundimtaren, Feronikeli’74 2-0 Trepça [Malsor Ajeti 7, Donat Sheqerolli 51].

Lideri i Grupi A të Ligës së Parë, Feronikeli’74 ka 56 pikë pas 26 xhirosh, ndërsa Trepça është në mes të renditjes aktualisht, e pesta, me 33 pikë./TopSporti.com

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë