Ademi e Tovërlani vizituan portierin e Drenicës, Altin Gjokajn, i cili dje për disa çaste mbeti pa vetëdije në fushë

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, së bashku me përzgjedhësin e Kombëtares së Kosovës U21, Afrim Tovërlani sot vizituan portierin e KF Drenica, Altin Gjokaj, i cili njëherësh është edhe pjesë e Kombëtares U21.

“Altini gjatë ndeshjes kampionale të Superligës U19, Drenica – Trepça’89 pësoi lëndim në një duel dhe ishte për disa çaste pa vetëdije, por falë intervenimit të stafeve mjekësore të skuadrave dhe më pas kujdesit të stafit mjekësor në Skenderaj dhe Mitrovicë gjendja e tij u përmirësua dukshëm”, ka shkruar Ademi në Facebook.

Altinit i dëshiruan shërim të shpejtë dhe sa më parë të rikthehet në fushën e gjelbër.

Ai ka potencial për të arritur majat e suksesit dhe ne do ta përkrahim në rrugëtimin e tij.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë