Azdren Krasniqi, kickboksieri nga Drenasi që e fitoi meçin ndaj rumunit për 35 sekonda (VIDEO)

Kundërshtari mendoi se do ta godiste me boks. Por, jo.

Azdren Krasniqi e shfrytëzoi armën e tij më të fortë duke e goditur me këmbë, Adrian Baciu.

Si pasojë e kësaj, rumuni e dorëzoi meçin në raundin e parë. Pavarësisht që e mposhti për 35 sekonda, luftëtari nga Drenasi ishte përgatitur gjatë për këtë betejë, transmeton KlanKosova.tv.

Megjithatë, përgatitja prej shumë kohësh nuk do t’i shkojë huq, pasi në një periudhë të afërt ai do të ngjitet përsëri në ring.

Azdren Krasniqi synon t’i mbërrijë majat në ‘kick boks’.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë