Linja Prishtinë-Pejë/ Treni godet veturën, dy persona të lënduar (Foto)
Një aksident ka ndodhur më herët në Prishtinë, më saktësisht tek “Përroi i Njelmët”, ku një veturë është përplasur me trenin që po udhëtonte në aksin Prishtinë-Pejë.
Sipas zëdhënëses së Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, nga ky aksident janë lënduar dy persona.
“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira një tren dhe një veturë.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona” ka thënë Ahmeti.
Ajo për Indeksonline ka ndarë edhe detaje për të lënduarit dhe hetimet e aksidentit.
“Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rrugor” shtoi Ahmeti.
Drenicaonline ju sjell pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti.


