Kujdes nga mesazhet që pranoni në Facebook, mund të bini pre e mashtrimit
Kohëve të fundit janë duke rënë pre e mashtrimit shumë përdorues të Facebookut nga persona të pandërgjegjshëm që dyshohet se janë nga shtetet afrikane.
Mesazhi që mund të ju vijë nga adresa e shokut tuaj i fcb (që ka rënë viktimë dhe iu është hakuar llogaria) është si ne foto ku kinse ai ka kandiduar për një punë dhe se i duhet vota juaj.
Posa ju i përgjigjeni mashtruesi iu dërgon linkun nga i cili ai e merr kontrollin e llogarisë tuaj, andaj mos klikoni kurrsesi në link.
Ky mashtrim është përhapur shumë prandaj ju lutëm shpërndajeni sa më shumë sepse shumë persona janë lajmëruar me këto probleme.

