Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi që dyshohet për ngacmim seksual

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi që dyshohet për për sulm seksual në bashkëkryerje.

Policia ka publikuar foto të të dyshuarit në faqen zyrtare.

“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me  informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo  lokalizimin e  vendndodhjes së të dyshuarit të shpallur në kërkim. Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë arrestimit sa më të shpejtë të tyre”, thuhet në kërkesë.

image 15

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë