Kehoe ia përmend Prokurorisë krimet e Serbisë, masakrat në familjen Jashari, Rezallë, Izbicë, Reçak, Abri e Krushë të Madhe
Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe, në fjalën e tij hyrëse tha se ish-presidenti nuk ka pasur motiv për të kryer krimet për të cilat akuzohet, pasi sipas tij disa individë mund të kenë kryer krime nga hakmarrja, por asnjëherë UÇK-ja.
Gjatë deklaratës së tij, ai foli për masakrën mbi familjen Jashari, ku më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 familja e komandantit legjendar, Adem Jashari u përballë me artilerinë më të rëndë të ushtrisë serbe, ku humbën jetën 59 anëtarë të familjes.
Kehoe po ashtu përmendi masakrën në Abri të Epërme, si dhe në Reçak, raporton Sinjali.



