Digjet një shtëpi në këtë vend të Drenicës

Një person ka informuar policinë se në rrethana të pa njohur është përfshirë nga zjarri kulmi i shtëpisë së tij.
Rasti sipas policisë ka ndodhur të premtën rreth orës 12:00 në fshatin Kopiliq të Skenderajt, transmeton portali DrenicaOnline.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin.
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar./DrenicaOnline/