Aksident tjetër në këtë fshat të Skenderajt, të përfshira kamioni me veturë, një person i lënduar

Në Çubrel të Skenderajt ka ndodhur aksident trafiku në mes një veture dhe një kamioni.
Si pasojë, lëndime ka pësuar pasagjeri i veturës, i cili është dërguar në tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicë.
Aksidenti ka ndodhur të premtën rreth orës 16:00, transmeton portali DrenicaOnline.
Rasti është duke u hetuar nga njësiti i trafikut.
/DrenicaOnline/
(FOTO ARKIV)