Publikohet për herë të parë një video e UÇK-së në Dobroshevc

Shkruan: Gazmend Elshani (kameraman i luftës)
30 Mars 1999

Jemi në Dobroshevc te Hajdarajt. Gjate gjithe dites kemi qendruar brenda. Te gjithe pushonin dhe e shijonin qendrimin se bashku.
Secili nga ne tregonte historite e tije te luftes.

Esat Qollakut nga Prizreni, i cili jetonte ne Zagreb prej nga edhe kishte ardhur ne lufte, i kerkonin te tregonte per luften e tij ne Kroaci. Esati edhe ne Kroaci ish kan ne njesi speciale dhe ne luftime kishte humbur njeren kembe dhe ishte plagosur rende ne shume pjese te trupit.

Ai edhe pse ishte nje invalid lufte me demtime te renda, asnjehere nuk e degjova gjate rruges te ankohej…Ishte nje hero i gjalle qe na jepte kurajo dhe force te gjitheve.

Bombardimet e NATO-s vazhduan gjate nates.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë