“Pëllumbi Plast” hap fabrikën e dytë të plastikes me teknologjinë e fundit në treg (Video)

Është hapur fabrika e dytë e kompanisë ‘Pëllumbi Plast’ në Negroc të Drenasit. Me teknologjinë e avancuar të prodhimit, nga kjo fabrikë tani do të dalin shumë lloje të plastikës.

Pronari i saj, Gani Krasniqi ka deklaruar se është bërë një punë e madhe dhe një investim gjigant derisa është lëshuar linja e re prodhuese.

Ai ka thënë se tani do të mbledhin shumë lloje të plastikes pasi që ka sasi të mjaftueshme.
Krasniqi ka ftuar të gjithë ata që dëshirojnë të bashkëpunojnë me të, të paraqiten te kompania ‘Pëllumbi Plast’ në Negroc dhe të shohin nga afër punën e madhe që bëhet aty.

Stafi i ‘Pëllumbi Plast’ tashmë ka përvojë të gjatë në këtë fushë pasi që fabrika e parë e plastikes ishte hapur shumë vite më parë.
Më poshtë ju prezantojmë një video të shkurtër të fabrikës dhe linjës së re të prodhimit:

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë