Komuna e Drenasit reagon ndaj vandalizmit në sheshin “Fehmi Lladrovci”

Ditëve të fundit është vërejtur një dukuri e theksuar e dëmtimit të qëllimshëm të hapësirave publike, përkatësisht, ulësve për qytetarë si dhe shportave të mbeturinave në sheshin “Fehmi Lladrovci”.

Veprimet e tilla janë të ndaluara dhe të sanksionuar sipas Rregullores për Taksa, Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba.

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë njofton se sheshi është në vëzhgim të kamerave te sigurisë dhe dëmtimi i këtyre hapësirave do të ndëshkohet me gjobë sipas rregullores së sipërpërmendur.

Me këtë rast, Komuna e Drenasit u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të kujdesen për hapësirat publike dhe t’i mirëmbajnë ato.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë