Policia ndalon veturën e dyshuar në Skenderaj, arreston dy persona dhe konfiskon armë

Policia në Skenderaj sot gjatë një pike kontrolle ka ndaluar një automjet dhe gjatë kontrollit të personave, tek dy personat që ishin në atë automjet ka gjetur nga një armë.

Armët ishin të llojit pistoletë dhe gjithashtu kishin edhe municion, transmeton DrenicaOnline.
Të dyshuarit: Sh.M dhe L.J, 33-vjeçar, janë arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin policor.

Armët janë konfiskuar dhe do procedohen në cilësinë e provave materiale ndërsa të dyshuarit pas intervisitimt me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale ,,Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë