Fejzullah Hajrizi bëhet koordinator i  ‘Flutura Academy’ në Drenas

Fejzullah Hajrizi është promovuar në pozitën Koordinator i qendrës së Flutura Academy në Drenas.

Fejza është pjesë e ekipit që nga themelimi dhe ajo që është Flutura sot në tërësi, padyshim që është edhe meritë e tij.

“Përkushtimi ndaj punës, vlerat dhe aftësitë e tij organizuese jemi të bindur që do të na përfaqësojnë në mënyrën më të mirë të mundshme”, thuhet në njoftimin e Flutura Academy në Drenas, transmeton DrenicaOnline.

Fejza ka një përvojë mbi pesë vjeçare në fushën e arsimit, duke punuar si profesor në shkolla të ndryshme, por po ashtu si ndihmës-koordinator që nga themelimi i Flutura Academy. Ai ka mbaruar studimet master për mësimdhënie të matematikës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, si dhe ka dëshmuar sukses gjatë përvojës së tij profesionale./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë