Mbahet në Drenas sesioni informues për skemën e granteve për personat e riatdhesuar

Komuna e Drenasit si përfituese e projektit “INTEGRA – Nxitja e riintegrimit të qëndrueshëm lokal te grave dhe të rinjve të kthyer dhe njerëzve të cenueshëm lokalë në Kosovë”, të cilit i paraprinë memorandum bashkëpunimi i nënshkruar me datë 11.01.2023, mbajti sot sesion informues rreth mundësisë së përfitimit nga kjo skemë e grantit.

Në këtë sesion, të pranishëm ishin: Shefe e Zyrës për Komunitete dhe Kthim, Afije Veseli, Drejtoresha e Administratës së Përgjithshme, Laureta Thaqi, përfaqësues nga “INTEGRA”, persona të riatdhesuar si dhe qytetarë të ndryshëm.

Personat e riatdhesuar si dhe qytetarët e pranishëm u informuan rreth projektit; projekt ky cili ka për synim integrimin social dhe ekonomik në vendin e origjinës të të kthyerve, si dhe grupeve në rrezik, që do të kenë një perspektivë për të qëndruar, nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve, punësimit dhe vetëpunësimit, që do t’u mundësojë atyre të gjenerojnë të ardhura për familjet e tyre dhe të ndërtojnë jetën e tyre në Kosovë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë