Mot sot, temperaturat bien në 0 gradë

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe relativisht i ftohtë, raporton Gazeta Sinjali.

Herë pas here priten riga kryesisht të dobëta shiu në zonat më të ulëta dhe fjolla bore në zonat tjera.

Reshjet do të jenë të karakterit lokal dhe në sasi të pakta. Temperaturat pritet të lëvizin nga 0 deri në 6 gradë Celsius.

Të enjten dhe të premten mot i vranët dhe i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme lokale shiu e bore. Në Kosovë priten reshje të herëpashershme bore gati në tërë territorin, por ultësirat nuk duhet pritur reshje të mëdha bore.

Temperaturat shënojnë ulje të mëtutjeshme, por nuk pritet ndonjë i ftohtë i madh.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë