E di ku të dhemb Drenicë

Nga Muhamet Mavraj

Kurrë nuk të lanë me çu krye
E kurrë kryet nuk ta ulën

E di ku të dhemb Drenicë

Tani në ujë a në lot deri në fyt
Notojnë legjendat e patregueme

Veshu pak orë e Zanës
se m’i shiton sytë kur të shoh  (Vijon poshtë reklamave)

Lotët tu
janë pasqyra e nderit
Ku befas e zbulojnë veten
Ndërgjegjet e fshehta
e të qëllojnë ty nga trishtimi

Nuk ke faj ti
që Je kapitulli i parë i lirisë

(21.01.2023)

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë