Tragjedi në futbollin kosovar, konfirmohet vdekja e futbollistit 16-vjeçar

Pak më parë u raportua se një futbollist i junioreve të Trepçës’89, ka vdekur sot si pasojë e një sulmi që ka pasur gjatë ndeshjes kundër skuadrës FC&AN.

Lajmi për vdekjen e tij tashmë është konfirmuar nga mjeku kujdestar i Emergjencës së Spitalit rajonal të Prizrenit, Hekuran Vegishti.

“Urgjenca e ka sjellë atë pa shenja jete këtu në Emërgjencën e Spitalit të Prizrenit. E kemi kryer reanimin. Për fat të keq ka qenë i paskusshëshm. Pacienti ka ardhë pa shenja jete”, ka thënë Vegishti.

IndeksOnline ka informacione tashmë për emrin e futbollistit, por nuk do ta publikojmë pa pasur një konfirmim zyrtar nga klubi apo policia.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë