E rëndë: Një vajzë në Prizren tenton t’i japë fund jetës në një market, konsumon domestos

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një familje në lagjen Arbana në Prizren, ku një vajzë e mitur dyshohet se ka tentuar t’i japë fundit jetës së saj, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare kanë bërë me dije se e mitura, 17-vjeçare ishte dërguar në këtë qendër në gjendje të rëndë, pasi e njëjta dyshohet se kishte konsumuar preparate higjienike (domestos).

Stafi mjekësor i QKMF-së i ka ofruar ndihmën e parë viktimës dhe pas intervenimit të mjekëve, gjendja e saj shëndetësore është stabilizuar dhe e njëjta ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Nuk dihen ende motivet që dyshohet ta kenë shtyrë 17-vjeçaren të bëjë këtë veprim, mirëpo janë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Prokurori i Shtetit ka cilësuar rastin si ‘Tentim vetëvrasje’.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë