Arrestohet një person në Drenas pasi e rrahu fort një tjetër

Është arrestuar një person në Drenas pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën, mashkull duke i shkaktuar lëndim të rënd trupor, transmeton DrenicaOnline.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.

Në raportin e sotëm të policisë thuhet se rasti ndodhur të enjten rreth orës 11 e 30 minuta në rrugën “Shaban Shala”.

Me rastin është marrë njësiti i hetimeve në kuadër të stacionit policor- Drenas./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë