Ky është këngëtari dhe ekipa e tij prej 9 personave që marshuan të maskuar e me qen në sheshet e Prishtinës

Dhjetë të rinj i ka zënë sherri me Policinë pasi xhiruan një spot duke parakaluar në sheshet e Prishtinës, të maskuar e me qen.

Sjelljet e tyre kanë shkaktuar shqetësim te qytetarët përreth, për çka u njoftua edhe Policia.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se 10 të dyshuarit, në mesin e tyre një këngëtar janë shoqëruar në Polici nën dyshimin se kanë prishur rendin dhe qetësinë publike.

Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për këngëtarin A.Ajeti dhe ekipin prej nëntë personave që po xhironin një videoklip për këngën e tij, të cilët janë: N.Mustafa, B.Ajeti, K.Mehmeti, A.Berisha, A.Ajeti, D.Haziri, A. Dibrani, A.Mehmeti dhe V.Selimi.

Këtyre 10 të dyshuarve iu është shqiptuar gjobë për kundërvajtje. (Video, poshtë reklamave👇)

Sinjali ka publikuar edhe pamjet nga momenti kur të dyshuarit shihen teksa kalojnë nëpër sheshe dhe shkaktojnë shqetësim me veprimet e tyre.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë