Babai i ish-presidentit Thaçi viziton familjen e Kadri Veselit

Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi ka shkuar për vizitë tek familja e ish-kryekuvendarit Kadri Veseli.

Në një fotografi në shtëpinë e Veselit shihen babai i Thaçit dhe familjarët e Kadri Veselit.

Kujtojmë se Thaçi dhe Veseli gjenden në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.

Mbi ish-presidentin Thaçi e Kadri Veseli rëndon akuza në të cilën thuhet se “së paku midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 u kryen krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit, të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë