Ish trajneri i Feronikelit zgjedhet trajner i Përfaqësueses së Kosovës U21

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së në mbledhjen e mbajtur mori vendim që postin e trajnerit te Përfaqësueses së Kosovës U21 ta mbaj trajneri i njohur kosovar, Afrim Tovërlani.

Lajmi u bë i ditur në një komunikatë nga FFK-ja.

KE shqyrtoi ecurinë e ekipeve kombëtare dhe në këtë drejtim mori vendim që për përzgjedhës të Kombëtares U21 të emërojë futbollistin e spikatur dhe trajnerin më të trofeshëm në futbollin e Kosovës, Afrim Tovërlani. Po ashtu KE mori vendim që të bëhet riorganizimi i trajnerëve për ekipet kombëtare të femrave për të gjitha grup moshat”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Tovërlani deri më tani ka drejtuar Prishtinën, Feronikelin, Trepçën ’89 dhe Ferizajn.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë