Përleshje mes 15 personash në Sllatinë, theret me thikë një 18-vjeçar

Një përleshje masive ka ndodhur mbrëmë pas mesnate te nënkalimi që ndodhet në Fushë Kosovë, ku një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi u ther me thikë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës bëjnë të ditur se i riu është dërguar në këtë qendër në gjendje të rëndë, pasi që i njëjti ishte therur pesë herë me thikë dhe kishte pësuar lëndime në shpinë dhe këmbë.

Pas dhënies së ndihmës së parë, 18-vjeçari është transferuar në Klinikën Kirurgjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm.

Rasti është denoncuar edhe në Polici, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore me ç’rast kanë identifikuar personat e dyshuar. Të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku sipas deklaratave të tyre bëhet e ditur se në rrahet se janë përfshirë rreth 15 persona.

Sinjali mëson se motivi që shtyu deri në këtë pikë të ngjarjes është një mosmarrëveshje mes të dyshuarit dhe viktimës të cilët punonin bashkë në restorantin ‘Holiday’ në fshatin Sllatinë.

Me vendim të prokurorit njërit prej të dyshuarve i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ai do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Pjesëmarrje në rrahje’ dhe ‘Armëmbajtje pa leje’.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë