E rëndë: Lëndohet duke punuar me traktor, 70-vjeçari nga Drenoci i Malishevës dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

Një 70-vjeçar është dërguar në gjendje të rëndë sot në Qendrën Klinike Universitarë të Kosovës, pas lëndimeve që ka pësuar duke punuar, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë të ditur se i moshuari është lënduar teksa po punonte me traktor, në Drenoc të Malishevës.

Ai fillimisht është trajtuar në QKMF-në e Malishevës, por për shkak të gjendjes së rëndë është transferuar në QKUK.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë