Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Irlandë e Veriut

Të gjitha biletat e ndeshjes Kosova – Irlanda e Veriut, tashmë janë shitur.

Njoftimin e ka bërë kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi.

Ademi shprehu keqardhjen për kapacitetin e kufizuar të stadiumit “Fadil Vokrri”, por shtoi se janë duke punuar së bashku me Komunën e Prishtinës, që ta zgjerojnë tribunën lindore.

“Të gjitha biletat e kësaj ndeshje tashmë janë shitur, me përjashtim të një sasie të vogël për zonën VIP, e të cilat të interesuarit ende mund t’i sigurojnë përmes platformës online. Në këtë formë ju e vërtetuat se Kombëtarja e Kosovës është dashuri e përjetshme dhe vlerë shtetërore, të cilën duhet ta ruajmë e respektojmë në fitore, barazime e humbje”- tha Ademi.

“Ne jemi të vetëdijshëm se kapaciteti aktual i stadiumit ‘Fadil Vokrri’ nuk i përmbush kërkesat për numrin e madh të të interesuarve, prandaj ndjejmë keqardhje që shumë qytetarë janë të shtrënguar që ndeshjen ta ndjekin nëpërmjet ekraneve televizive”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë