Ia vë flakën veturës në qendër të Malishevës

Është arrestuar një person në Malishevë pasi që i njëjti ia kishte vënë flakën një veture me targa vendore e cila kishte qenë e parkuar në rrugën “Skender Rexhepi”.

Gjatë intervistimit, i dyshuari kishte pohuar se qëllimisht ia kishte vënë flakën veturës, transmeton DrenicaOnline.

Është mësuar nga familjarët e të dyshuarit se i njëjti ka probleme psikike dhe për këtë e kanë vërtetuar me raporte mjekësore.

Në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë