Gazetari dhe eksperti i merkatos, Gianluca Di Marzio, ka raportuar për arritjen e marrëveshjes verbale mes Kylian Mbappes dhe Real Madridit.
Sipas italianit, sulmuesi 23-vjeçar do të firmosë kontratë 5-vjeçare me “Los Blancos”.
Mbappe te klubi nga kryeqyteti spanjoll do të fitojë 50 milionë euro në vit.
Ai gjithashtu do të marrë edhe 100 milionë euro si bonus nënshkrimi.