Konfirmohet ligjshmëria e kuvendit zgjedhor të FFK-së

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka refuzuar përfundimisht ankesën e Gramoz Vokrrit.

I biri i legjendës së futbollit kosovar ishte ankuar në Federatën e Futbollit të Kosovës, me arsyetimin se Kuvendi Zgjedhor, i organizuar nga ajo më 6 prill, është i parregullt.

Mirëpo, Gjykata ka dalë me vendimin final sot, duke konstatuar se ankesa e Vokrrit ishte e pabazë

Vokrri konsideron se iu mohua padrejtësisht e drejta e kandidimit për kryetar të FFK-së.

Atij iu mohua kjo pasi FFK-ja konsideroi se disa prej nënshkrimeve i kishte të pavlefshme.

E shtëpia e futbollit kosovar i është gëzuar vendimit të Gjykatës, duke thënë se ishte ajo që kishte të drejt dhe se pretendimet e Vokrrit ishin të pabaza.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e FFK-së rreth kësaj çështjeje /Gazeta Express/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë