Vdes shtatzëna, burri akuzon mjekët për moskujdes

Një grua shtatzënë bashkë me fëmijën e saj ka vdekur dhe siç ka njoftuar burri i saj në polici, kjo ka ndodhur për shkak të trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor apo moskujdesit.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur në Shtime.

“Më 24.01.2022 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se për shkak të trajtimit të pa ndërgjegjshëm mjekësor apo mos kujdesit, bashkëshortja e tij viktima femër kosovare e cila ka qenë shtatzënë së bashku me fëmijën e saj kishte ndërruar jetë. Rasti është në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë