Përhapet virusi në Drenicë, merret vendim për mbylljen e tri shkollave

Për shkak të numrit në rritje të të infektuarve me COVID-19, përveç Institucionit Parashkollor “Nëna Zahide” në Skenderaj, që u mbyll javën e kaluar, për shkak se një pjesë e stafit udhëheqës dhe edukatorëve ka rezultuar pozitiv, sipas vlerësimit të Task Forcës në nivel shkolle, janë mbyllur edhe shkollat e mesme Gjimnazi “Hamëz Jashari” dhe Teknika “Anton Çetta”, ndërsa në Shkollën “Ahmet Delia” një cikël do të zhvillojë mësimin “online” sipas skenarit C.

Drejtoria e Arsimit ka njoftuar se ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që procesi mësimor të zhvillohet në platformën “online”, derisa gjendja të kthehet në normalitet.

/

/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë