“Mos u frikëso, mos ik o kryeministër, hajde këtu, o frikacak”, Ganimete Musliu

Debati për shtrenjtimin e energjisë elektrike po vazhdon ende në Kuvendin e Kosovës.

Derisa deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu mori sërish fjalën para deputetëve në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Albin Kurti u largua, shkruan Gazeta online Reporteri.net.

Deputetja nuk ka hezituar dhe i është drejtuar duke i thënë të mos i ikte përgjegjësisë, teksa e ka quajtur edhe frikacak.

“Mos u frikëso, mos ik o kryeministër, hajde këtu, o frikacak”, tha Musliu në Kuvendin e Kosovës.

“Sot kur po përballemi me këtë krizë serioze të energjisë, ky na del me deklarata super ofenduese, dhe luan rolin e mësuesit si duhet të sillen qytetarët karshi energjisë elektrike. Ky njeri po thotë se kriza na ka ardhur brenda natës, derisa në anën tjetër fajëson Qeveritë e kalura”, vazhdoi tutje Musliu.

Ajo gjithashtu tha se po të ishte Hashim Thaçi e të prpozonte shtrenjtimin e energjisë, Kosova do të merrte flakë nga Kurti dhe kompania e tij.

“Imagjino sikur Hashim Thaçi te propozonte shtrenjtimin, Kosova do te merrte flakë nga Albin Kurti dhe kompania e tij”, tha Ganimete Musliu në Kuvendin e Kosovës./Reporteri.net/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë