Mbi 2 200 raste të reja me Covid/ Në Drenicë një i vdekur dhe 57 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.861 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.747841 doza të vaksinës.

Deri më sot 801.524 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 12.200 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 8.416 testime, 2.243 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Prej tyre 57 raste janë në Drenicë, Drenas dhe Skenderaj.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes, njëri në Skenderaj.

Sot janë shëruar 465 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161.170.

Në total numri i rasteve aktive është 19.519.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë