Deputeti nga Drenasi: Më ka fik këmba, u gëzu Albini që s’shkova me u ballafaqu me të

Deputeti i PDK-së nga Drenasi, Ardian Kastrati, nuk ka qenë sot i pranishëm në seancën e Kuvendit për shkak se ditë më parë është operuar. Por, ai njofton se Kuvendin e ka përcjellë përmes televizorit.

Ai ka thënë se e ka fikur këmba e operuar për të mos arritur të përballet me kryeministrin Kurti, të cilin e ka quajtur mashtrues.

“As Maqedonia, as Shqipëria, as Mali i Zi, as Serbia nuk e kane shtrenjtu rrymën sa ju e as nuk kanë apliku reduktime në masën që ju bëni edhe pse kriza globale vlen edhe për këto shtete.

Për shkak të paaftësisë tuaj i morrët në qafë qytetarët o fëmijë të përgazët, o rrenca…..me këtë shtrenjtim po e futni në fukarallëk ekstrem qytetarin e Kosovës”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Reagimi i tij i plotë:

Miq, më ka fik kjo këmbë që e operova e nuk pata mundësi me qenë prezent sot në Kuvend ….e qe besa nuk do mundem me ec edhe disa javë deri në Kuvend…. për çka Albini garant u gëzu.

Po a ka ma lehtë me këtë mashtrues me u ballafaqu!

O bojlera, keni mendu që me qeveris është si me dal para mahallës e me ja jep një xhiro me bicikletë.

As Maqedonia, as Shqipëria, as Mali i Zi, as Serbia nuk e kane shtrenjtu rrymën sa ju e as nuk kanë apliku reduktime në masën që ju bëni edhe pse kriza globale vlen edhe për këto shtete.

Për shkak të paaftësisë tuaj i morrët në qafë qytetarët o fëmijë të përgazët, o rrenca…..me këtë shtrenjtim po e futni në fukarallëk ekstrem qytetarin e Kosovës.

Merrni tash cucllat e nisjani me qajt e thoni 20 vjeçari, 20 vjeçari, ….ndërsa po degradoni çdo arritje 20 vjeçare në këtë vend.

MJERIM.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë