Mblidhen Demokratët për Drenasin, kjo është arsyeja

Demokratët për Drenasin kanë pasur sot një takim koordinues për bashkërendimin e aktiviteteve si opozitë konstruktive në interes të përgjithshëm për qytetarët e Drenasit.

Ish kandidati për kryetar të komunës, Driton Ajazi ka njoftuar se janë zotuar edhe gjatë fushatës zgjedhore para qytetarëve se angazhimi i tyre politikë është kryekput mbrojtja e interesave të përgjithshme të qytetarëve pa dallim.

Njoftimi i plotë i Ajazit:

Sot, së bashku me Asambleistët e Demokratëve për Drenasin dhe strukturat e DD-së zhvilluam një takim koordinues për bashkërendimin e aktiviteteve tona si opozitë konstruktive në interes të përgjithshëm për qytetarët e Drenasit.

Ashtu, siq jemi zotuar edhe gjatë fushatës zgjedhore para qytetarëve tanë se angazhimi ynë politikë është kryekput mbrojtja e interesave të përgjithshme të qytetarëve pa dallim.

Ashtu edhe do të veprojmë, prandaj ftoj të gjithë qytetarët që u bëhen padrejtësi të formave të ndryshme nga qeverisja aktuale, adresa e vetme e shqetësimeve të tyre do të jemi ne gjatë gjithë kohës.

Njëherit i garantojmë se do të jemi gardian i mbrojtjes së interesave dhe zëri i tyre në të gjitha instancat konformë ligjeve në fuqi.

Me respekt, D.A.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë