300 euro gjobë dhe 3 pikë negative për shoferin që voziti shumë shpejt në Llapushnik

Shpejtësia shpesh herë ka qenë arsyeja qe mori jetë të shumta në aksidente të trafikut.

E lidhur me këtë së fundi Policia e Kosovës ka vazhduar shqiptimin e gjobave në drejtim të drejtuesve të automjeteve që thyejnë rregullat në trafik me një shpejtësi të palejuar.

Së fundi në Llapushnik të Drenasit më zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 70 km/h është identifikuar shoferi duke drejtuar automjetin me 144 km/h.

I njëjti është gjobitur me 300 euro dhe 3 pikë negative.

Poashtu i është ndaluar drejtimi i automjetit me veprim motorik, transmeton lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 70 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 144 km/h (gjobitet me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik).
Policia e Kosovës do të vazhdojë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve ligjore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë