Shëndetësia primare në Drenicë do ta ketë tërë vëmendjen e pushtetit lokal gjatë këtij mandati

Shëndetësia primare, krahas fushave tjera që bien në përgjegjësinë dhe autoritetin e Komunës së Skenderajt, do të kenë tërë vëmendjen e udhëheqjes së pushtetit lokal gjatë këtij mandati.

Kështu thuhet në një komunikatë të postuar në faqën e Komunës së Skenderajt në Facebook.

“Në kohë të shkurtër, në sistemin shëndetësor, përkatësisht në rrjetin e Qendrave të Mjekësisë Familjare, do të ketë investime publike në kuadër të projekteve kapitale, duke rinovuar hapësirat e objekteve publike të sistemit shëndetësor, por edhe furnizim më i mirë më barëra, me qëllim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Në këtë kuadër, drejtoresha për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale, Rrezarta Hasani – Ibrahimi, ka realizuar vizita në disa qendra të mjekësisë familjare në komunën tonë, për të parë nga afër punën dhe shërbimet që ofrohen.

Me këtë rast, është premtuar që do të ketë intervenime rreth rinovimit të objekteve, kudo paraqitet nevoja.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë