Kryetari i Skenderajt kërkon cilësi në arsim

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtori për Arsim, Kastriot Duraku, kanë vizituar sot Shkollën “Shotë Galica” në Runik, ku kanë bashkëbiseduar me menaxhmentin e shkollës dhe mësimdhënësit, rreth procesit edukativo-arsimor.

Kryetari Nura gjatë takimit ka bërë të ditur planet që ka qeverisja lokale e Skenderajt për fushën e arsimit, duke përmendur autonominë e plotë financiare, kabinetet shkollore, mjetet e konkretizimit dhe veprime të tjera institucionale që do të ndërmerren në funksion të ngritjes së cilësisë në procesin e mësimnxënies dhe mësimdhënies.

Krahas kësaj, kryetari Nura ka kërkuar përgjegjësi dhe angazhim nga menaxhmeti i kësaj shkolle, që detyrat e përcaktuara të kryhen me përgjegjësi të lartë, në mënyrë që të kemi arsim më kualitativ.

Në fund të takimit, kreu i Skenderajt, ka siguruar realizim të premtimeve që janë dhënë për fushën e arsimit, ngaqë, siç ka thënë Nura, për Runikun si një nga bashkësitë më të mëdha lokale në komunën tonë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë