Policia jep detaje për aksidentin në Arllat (Video)

DrenicaOnline raportoi pak çaste më parë për një aksident të ndodhur në Arllat ku një veturë ka goditur një këmbësor.

Rastin tani e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

Ai tha se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor.

“Në ora 19:20, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në fshatin Arllat.

Në aksident është përfshirë veturë e cila ka goditur një këmbësor. Këmbësori i lënduar është dërguar për tretman mjekësor. Njësitet përkatëse policore janë marrë me rastin”, tha ai.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë