Banorët e Çikatovës së Vjetër ndërtuan odën e përbashkët (Foto)

Banorët e Çikatovës së Vjetër të komunës së Drenasit me vetiniciativë kanë ndërtuar odën e përbashkët.

Oda pos për gëzime e morte shërben dhe si “Shtëpi e kulturës” e lagjës dhe fshatit, për tu takuar, kuvenduar, bashkëpunuar e çmallur.

Postimi i plotë në faqën Çikatova e Vjetër:

Odë e përbashkët në Çikatovë të Vjetër
Odën e ndërtuan banorët dhe mergimtarët e lagjës Xhemaj…Oda pos për gëzime e morte sherben dhe si “Shtëpi e kulturës” e lagjës dhe fshatit , për tu takuar ,kuvenduar ,bashkpunuar e çmallur…

Bie në sy mbishkrimi i mirë se ardhjës për miq në hyrje dhe mbrenda në odë…pastaj tre flamuj para ndertesës…një gurë i vjetër ,gjurmë lashtësie…në ballë portreti i të papersëritshmit Gj.K.Skenderbeut dhe Legjendarit Adem Jasharit,në anën tjetër të murit bashkvendasi ,mesuesi i parë i fshatit ,i burgosuri politik Rrustem A. Morina…

Tradita për mikprutje e bujari vazhdon…

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë