Të rinjtë e Drenasit informohen me kanalet kryesore të marketingut digjital

Flutura Academy në bashkëpunim me Qendrën për Mbështetje të Biznesit në Kosovë (BSCK) mbajti eventin: Zhvillimi i Ndërmarrjeve përmes Inovacionit dhe Marketingut Digjital.
Ligjëruesi i këtij eventi, Kujtim Zebica informoi të rinjtë e Drenasit me kanalet kryesore të marketingut digjital dhe rëndësinë që secili kanal ka për të ndihmuar sipërmarrjet e reja dhe ato ekzistuese të rriten. Fillimisht, duke treguar që marketingu digjital, kryesisht përmes internetit, lejon bizneset të arrijnë një audiencë shumë më të madhe. Kjo sepse lehtësia, kostoja e ulët dhe komoditeti i marketingut digjital e bën atë shumë të favorshëm për të gjithë sipërmarrësit dhe pronarët e bizneseve.
Më pastaj, duke e ilustruar me shembuj praktik nga jeta e përditshme se si bëhet dhe si e sa ndikon marketingu digjital. Po ashtu, mundësitë e mëdha që ofron kjo fushë për punësimin e të rinjve, si e ardhme me shumë perspektivë.
Për fund, prezent ishin edhe përfaqësues të Municipalities For Youth, të cilët shpalosen mundësitë që ofrojnë për të rinjtë, që kanë një ide në shërbim të komunitetit e ata t’i ndihmojnë në realizim.
#flutura #academy #fluturaacademy #inspiration #bsckosovo #bsck #digitalmarketing #mfy