Ismet Sopi: Kisha “Shën Abrahami” nuk është vetëm e banorëve të pagëzuar të Llapushnikut

Gazetari Ismet Sopi nga Llapushniku i Drenasit nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook ka thënë se Kisha Katolike “Shën Abrahami” në Llapushnik nuk është vetëm e banorëve të pagëzuar të Llapushnikut.

Ai ka thënë se kjo Kishë është në kuadër të kishave shqiptare në trojet tona dhe pjesë e Kishës universale, ndaj misioni i saj është ungjillizimi i drenicasëve dhe të gjithë atyre që me vullnetin e tyre të plotë, individual, familjar dhe grupor dëshirojnë të bëhen pjesëtar të rrugëtimit tonë të përbashkët.

“Shën Abrahami është “babai” i tre besimeve monoteiste, kështu që jemi të liruar nga çdo urrejtje që mund të imponohet nga individë tendenciozë dhe nga ata që iu mungon dashuria”, ka shkruar Sopi në Facebook.

/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë