Fillon mësimi në shkollat e Drenasit

Ka filluar gjysëmvjetori i dytë i vitit shkollor 2021/22 në Komunën e Drenasit, ashtu si në gjitha shkollat e Republikës së Kosovës.
Duke ju dëshiruar suksese në mësime e duke u zotuar se do qëndrojnë pranë kërkesave dhe nevojave të gjithë nxënësve të Komunës së Drenasit, nënkryetari i Komunës, Arben Shala, ne emër të kryetarit Lladrovci ka uruar gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për fillimin e gjysëmvjetorit të dytë të këtij viti shkollor.

Komuna e Drenasit është përkujdesur që krahas fillimit të gjysëmvjetorit të dytë, të pastrojë edhe rrugët sidomos pranë shkollave që mundësojnë lëvizje të lirë të prindërve që dërgojnë fëmijët në shkollë, duke ditur që nga nata e mbrëmshme ka pasur reshje të dendura të borës.

Kryetari Lladrovci është zotuar që arsimi në Komunën e Drenasit do të ketë përkrahjen e nevojshme që edhe sivjet sikurse vitet e kaluara të ngritët cilësia në arsim dhe shkollat tona të jenë shembull në nivel Republike.

Komuna e Drenasit fton të gjithë personelin e shkollave të respektojnë në përpikëri masat anti-covid 19 të rekomanduara nga IKSHP-ja në mënyrë që të kemi sa më pak infektime të nxënësve dhe të personelit të shkollave.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë