Albert Bucolli pranon mirënjohje nga konsullata e Kosovës në Stuttgart

Humanisti dhe biznesmeni i njohur nga Drenasi, Albert Bucolli ka qenë sot mysafir në konsullaten e përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stuttgart.

Ai ka pranuar mirënjohje për kontributin e dhënë si në Gjermani ku ka punësuar shumë kosovarë por edhe për kontributin e dhënë në vendlindje, shkruan DrenicaOnline.

Bucolli ka falënderuar konsullaten për respektin që ia bënë.

Ai së fundi kishte ndërtuar një shtëpi për një familje nevojtare në Mleqan të Malishevës.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë