‘Al Trade’ shënon 22-vjetorin e themelimit

Kompania nga Drenasi “Al Trade” ka shënuar 22 vjetorin e themelimit.

Njoftimi nga Al Trade:

Në çdo kohë falenderues ndaj të gjithë atyre që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontribut për Al Trade, ne së bashku e shënuam fundin e vitit 2021 dhe 22 vjetorin me një ngjarje madhështore.

Me gjithë vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar e gjithë bota gjatë vitit që lamë pas, kompania jonë nuk e ka ndalur punën gjatë asnjë momenti.

Gjatë këtij viti, që shënoi edhe kurorëzimin e punës 22 vjeçare të Al Trade, ne u zhvilluam edhe më shumë, gjithmonë në hap me kohën e në kërkim të më të mirës që mund të ju ofrojmë.

Përmes shumë aktiviteteve të zhvilluara gjatë 2021-ës, ne u munduam te jemi sa më afër jush, ta ndajmë suksesin tonë, e mirënjohjen ta tregojmë duke e kthyer të mirën më të mirë!

Por, suksesi ynë do të ishte i pamundur pa punën e palodhshme dhe vullnetin e ekipit tonë të përkushtuar, të cilët së bashku me bashkëpunëtorët tanë, vizionin e Al Trade e kanë bërë realitet. Falë tyre, misioni jonë për të ofruar jetesë të rehatshme e kualitative, është jetësuar përmes shërbimeve të ndryshme që ne ofrojmë.

Duke shpresuar që 2022-ta të jetë edhe më e suksesshme e plot dinamikë, nga ne, gëzuar!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë