Stadiumi Kombëtar në Drenas mund të mos ndërtohet, kur merret vendimi i madh?

Rreth projektit për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar u fol shumë, mirëpo deri më tani ende nuk ka asgjë konkrete.

Ky projekt madje mund edhe të mos realizohet fare. Kështu lë të kuptohet në përgjigjet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për Indeksonline.

Në janar të vitit 2022 do të merret vendimi përfundimtar nëse Kosova duhet të ndërtoj një Stadium Nacional i cili kushton shumë për t’u ndërtuar dhe për t’u mirëmbajtur.

Atë kohë, MKRS do të ftojë një organizim të krerëve të sportit në Kosovë ku do të flasin për çështjet më rëndësi kombëtare në sport.

“Sa i përket Stadiumit Nacional, në muajin janar do të ftohet një organizim i krerëve të sportit në Kosovë, do të jetë një tubim i rregullt ku do ti diskutojmë çështjet më rëndësi kombëtare në sport. Një praktikë e re e diskutimeve dhe nga aty do të nxjerrim Strategjinë Kombëtare për zhvillimin e sportit.

Bashkërisht në atë periudhë duhet të marrim një vendim përfundimtar nëse Kosova duhet të ndërtoj një Stadium Nacional që kushton shumë jo vetëm ndërtimi por edhe mirëmbajtja apo këto mjete ti shfrytëzojmë për të konsoliduar infrastrukturën jo vetëm në futboll por edhe në sportet tjera. Në konsultim me profesionistët e kësaj fushe do të vendosim së bashku dhe të kemi një vendim final”, thuhet në përgjigjen e MKRS-së./Indeksonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë