Rrahën fort mes veti dy drenicakë

Janë arrestuar dy të dyshuar në Skenderaj,  pasi që të njëjtit pas një zënke verbale janë rrahur në mes veti.

Njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime të rënda trupore frakturë –thyerje të gishtave i cili ka pranuar tretman mjekësorë  ndërsa i dyshuari tjetër ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 15:00, raporton DrenicaOnline.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje. 

/DrenicaOnline/

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë