‘Polici ka pësu gjakderdhje…’, mbesa e heroit Sejdi Shala rrëfen se si ia shpëtoi jetën pjesëtarit të Policisë së Kosovës

Infermierja e QKMF-së në Skenderaj, Agnesa Shala e cila njëherit është edhe mbesa e heroit Sejdi Shala, i ka shpëtuar jetën pjesëtarit të Policisë së Kosovës, A.S., shkruan Gazeta Demos

Shala ka folur ekskluzivisht për Gazetën Demos, ku ka treguar edhe për ngjarjën se si ka arritur t’ia shpëtoj jetën pjestarit të Policisë së Kosovës.

“Rasti ka ndodh në stacion të Policisë, zyrtari A.S., ka pësu gjakderdhje, atë ditë kam qenë në punë bashk me Lidon Behrami infermier, dhe Arben Dajaku shofer, jemi shku në stacion të Policisë e kemi dhënë ndihmën e parë, e pastaj e kemi dërgu në spitalin rajonal të Mitrovicës, e gjithë ndihma cka është nevojitë është dhënë në stacion policor, edhe gjatë rrugës deri në spitalin rajonal e gjithë kjo e ka ndihmu me ja kalu rrezikun për jetë, pastaj nga spitali rajonal i Mitrovicës e kemi dërgu në Prishtinë, atje i ka kry dy operime, tash ai është mirë dhe e ka kalu rrezikun.” ka rrëfyer infermierja për Demos.

Për Gazetën ka folur edhe një zyrtarë i policisë.

“Veprimi heroik dhe i menjëhershme i Agnesës kanë bërë që pjesëtari i policisë të shpëtojë nga më e keqja apo nga vdekja”, ka thënë zyrtari i policisë, duke dashur të mbetet anonim.

Agnesa për këtë gjest ka marrë edhe dekorata nga Krytari i Komunës së Skenderaj, Fadil Nura dhe nga komandanti i Stacioni të policisë në Skenderaj, Muhamet Kajtazi. /Gazeta Demos/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë