Milot Rashica e shënon golin e parë për Norwichin

Milot Rashica e ka shënuar golin e parë në karrierë për klubin e tij të ri, Norwich City, pas 14 paraqitjeve.

Sulmuesi i Kosovës shënoi kundër Charitonit, në një ndeshje të 1/32 së finales në FA Cup, duke i dhënë Norwichit epërsinë prej 1:0 në minutën e 80-të.

 

 

Rashica e futi topin në portën boshe nga afërsia, pasi u shërbye nga sulmuesi Pukki.

Kjo ishte paraqitja e parë e Rashicës në FA Cup dhe e 15-ta në përgjithësi për klubin e Premierligës.

Rashica u fut në lojë nga stoli në atë që ishte një rikthim nga një lëndim i gjatë pothuajse dy mujor.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë