Ferat Shala thotë se Kosova nuk ka diplomaci të jashtme nga ardhja e Qeverisë Kurti

Kosova nuk ka strategji e plan të qartë në diplomaci që nga ardhja në pushtet e Qeverisë Kurti 2, po vlerëson ish-ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala.

Deputeti i PDK-së në një intervistë për EO, tha se Qeveria duhet të koncentrohet që ta rrisë kapacitetin në diplomaci të jashtme në mënyrë që të rritet numri i njohjeve për Kosovën.

“Parimisht ne nuk kemi fare politik dhe diplomaci të jashtme nga ardhja e Qeverisë Kurti 2. Kemi një situatë pasive dhe nuk kemi asnjë aktivitete të njohur në fushën e diplomacisë. Fatkeqësisht ministrja është inekzistente sa i përket këtij relacioni”.

“Qeveria Kurti duhet ta ketë të shtuar kapacitetin e saj në çështjen e diplomacisë së jashtme. Duhet të rritet numri i njohjeve për Kosovën. Duhet të lobohet për shtete e BE që nuk e kanë njohur Kosovën dhe shumë hapa të tjerë që duhet t’i marrë vendi në shkallë ndërkombëtare, por deri më tash nuk i kemi parë asnjë nga këto”, tha Shala.

/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë